E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e djegur makinae vrasesve te Megi Jakicit

TIRANE- Policia e Tiranes ka gjetur dje pasdite nje makine te djegur e cila dyshohet se eshte perdorur nga autoret e atentatit te ndodhur te enjten e kaluar ne Komunen e Parisit ku mbeti aksidentalisht e vrare Megi Jakici.

Sipas lajmeve te publikuara sot ne shtypin e perditshem burime te policise thane mbreme se makina eshte djegur qellimisht. Ajo eshte mercedez Benz shume e ngjashme me makinen e filmuar nga kamerat e sigurise te nje qendre tregtare prane vendit te krimit. Gjithashtu makina perngjason dhe me pershkrimet qe kane bere deshmitaret okulare.

Policia ka kryer verifikimin e targave te makines dhe ka arritur te gjeje pronarin e saj por ai rezulton se eshte jashte shteti. Kjo ka bere qe policia te hedhe dyshime se makina eshte vjedhur per tu perdorur enkas per kete krim. - shkruan shekulli.

10 persona nen pergjim
Rreth dhjete persona jane vene ne pergjim nga prokuroria pasi dyshohen se kane lidhje me atentatin tek Komuna e Parisit ku mbeti aksidentalisht e vrare 25-vjecarja Megi Jakici dhe i plagosur lehte shtetasi Aleksander Gocaj. Personat qe tashme po mbahen nen mbikqyrjen e policise jane me prencedente penale si dhe anetare te dy grupeve kriminale qe veprojne ne zonen e kryeqytetit dhe disa qytete ne veri te vendit. Ne kuader te hetimeve per zbardhjen e atentatit mafioz prokurore dhe oficere te policise kane marre ne pyetje te plagosurin Aleksander Gocaj i cili sipas versionit te grupit hetimor ka qene objektivi kryesor i autoreve te krimit. I pyetur rreth ketij fakti Aleksander Gocaj ka sqaruar se ai ska qene objekt sulmi nga agresoret pasi sipas tij ai nuk ka konflikte me njeri. Pas kesaj Gocaj qe per policine njihet si person me precedente penale ska pranuar te tregoje detaje rreth sulmit apo autoreve te krimit. Ai eshte mjaftuar duke thene se nuk kishte cfare te tregonte pasi skishte pare autorin qe ka qelluar. Madje Gocaj ka kundershtuar dhe pisten e hakmarjes qe prokuroria ka ngritur ne kete rast duke shtuar ne deshmi se ai ska hasmeri me ansje person. Aleksander Gocaj njihet si mik i ish-oficerit te policise Halit Dedja nga Burreli qe vitin e kaluar mbeti i vdekur ne nje atentat mafioz tek uzina Enver. Kjo ngjarja sot e kesaj dite vashdon te jete e pazbardhur nga polica.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›