E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet tenderi per mirembajtjen e rruges se Kombit

TIRANE- Do te jete 27 shkurti dhe jo 15 shkurti data e fundit e dorezimit te dokumenteve nga subjektet e interesuara per te marre pjese ne garen nderkombetare per marrjen me koncension te rruges nga Miloti deri ne Morin te Kukesit ne kufi me Kosoven. Ftesa per oferta ishte hapur nga data 19 dhjetor 2011 dhe do te mbetej e hapur deri ne afatin e fundit te pranimit te dokumentave parakualifikuese i cili ishte 15 shkurt 2012 ora 15.00.
OPTIMIZMI
Pak dite pas njoftimit per fillimin e fazes parakualifikuese te gares ministria njoftoi zyrtarisht per nje interesim te madh nga te huajt. Disa kompani nderkombetare kane paraqitur interes per marrjen me koncension me afat te gjate per rehabilitimin mirembajtjen dhe operimin e autostrades Milot-Morine e cila lidh Durresin dhe Tiranen me Republiken e Kosoves sipas zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit Ernest Noka. Noka deklaroi tha me 28 dhjetor te vitit te kaluar se ne kerkese parashikohet qe koncesionari subjekt i nje sere standardesh performance do te jete pergjegjes per operimin dhe mirembajtjen e autostrades duke perfshire dhe mirembajtjen e tunelit te Thirres 5.6 km te gjate me dy korsi operimin e nje stacioni per mbledhjen e tarifes dublimin e nje segmenti 26 km te gjate te autostrades si dhe ndertimin e disa strukturave shtese.
Rruga Durres-Kukes u ndertua me shpenzimet e buxhetit te shtetit por nje pjese e segmenteve nuk po mbarohen dot. Bashke me mirembajtjen kompanive po u kerkohet edhe perfundimi i tyre.
PROJEKTI
Koncensionari sipas dokumentit te ministrise duhet te jete i gatshem te kryeje detyrat e meposhtme te siguroje mbarevajtjen dhe te mirembaje gjithe autostraden duke perfshire ketu tunelin e Thirres. Po keshtu duhet te ndertoje dhe te veje ne funksionim nje sistem pagese per te mbledhur te ardhura nga automjetet.
Nga ana tjeter kompania duhet te ndertoje te gjithe sistemin e gardhit metalik gjate gjithe autostrades sistemin e ndricimit ne te gjitha mbikalimet permiresimin e tri lidhjeve ne segmentin e rruges nga Kukesi ne kufi ndertimin nga e para te mbikalimit ne Kalimash dublimin e gjithe segmentit te rruges nga Miloti deri ne Rreshen dhe ndertimin e nje ure apo nje tuneli ne Kukes sipas zgjidhjes qe do ti jape ministria.
Ka shume mundesi qe kerkesa per te bere investime te reja ka frenuar kompanite e huaja nderkohe qe edhe kerkesa per te vendosur traret e pageses se tarifes per kalimin ne autostrade qe ne Shqiperi behet per here te pare mund te kete ngjallur ngurrime. Deri tani asnjehere nuk ishte thene se firma koncensionare do te merrte persiper edhe punime te pakryera ndertimore te tilla si vendosja e gardheve metalike ne te gjithe gjatesine e rruges si dhe perfundimin e urave te padubluara ne segmentin nga Kukesi ne kufi me Kosoven dhe ndertimin e 26 kilometrave rruge e re e dubluar nga Miloti ne Rreshen. Pra nuk eshte thjesht kontrate mirembajtjeje por edhe ndertimore.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›