E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet foshnja e sapolindur në oborrin e një shtëpie

Një foshnje e sapolindur është gjetur në fshatin Haraçinë të Shkupit në oborrin e një shtëpie të një banori të saj.

Haraçinasi me inicialet P.P ka informuar se sapo kishte dalur në oborrin e shtëpisë dhe në një kaçubë të kopshtit ka gjetur foshnjen e sapolindur.

Ai ka informuar organet policore dhe se në vendin e ngjarjes kishte mbërritur edhe një autoambulancë, e cila ka transportuar foshnjen drejt Qendrës Klinike në Shkup. Deri tani nuk janë hollësi se si është gjendja e foshnjes dhe se si ka përfunduar fëmija në oborrin e kësaj shtëpie./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›