E Diel, 1 Nëntor 2026

Jehonë e ulët në Strugë, votojnë më tepër maqedonasit se sa shqiptarët

Sipas të dhënave të KSHZ-së, vetëm 7 për qind nga gjithsej 56.431 votues kanë dalë brenda tri orësh për të realizuar të drejtën e votës.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, dhe votimi po zhvillohet pa probleme.

Në Tetovë është regjistruar përqindje shumë e ulët edhe ate vetëm 4,43 për qind. Në Gostivar dhe Vrapçishtë kanë dalë në votime 5 për qind, ndërsa në komunën e Strugës 7 për qind.

Sipas organizates joqeveritare “CIVIL” që po ndjek procesin e votimeve ka bërë të ditur për situatë të tensionuar në disa qendra votimi.

Në raportin e kësaj organizate theksohen shkelje dhe thyerje të rregullave të procesit të votimit sikur në raundin e parë. Në komunën e Karposhit është regjistruar një rast ku një person i vdekur akoma figuronte në listën zgjedhore.

Në Veles janë vërejtur aktivistë partiak duke i bërë presion qytetarëve. Në Tetovë, Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe është shkelur heshtja zgjedhore pasi që janë vërejtur materiale propaganduese të kandidatëve të partive politike.

Ndërkaq, dalja e votuesve në Strugë deri në ora 10, është relativisht e ulët. Sipas të dhënave të KSHZ-së, vetëm 7 për qind nga gjithsej 56.431 votues kanë dalë brenda tri orësh për të realizuar të drejtën e votës. Burime nga ky qytet thonë se më tepër dalin të votojnë votues maqedonas se shqiptarë.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, dhe votimi po zhvillohet pa probleme. Të reshurat intensive të shiut mendohet të jetë arsyeja për daljen e ulët të qytetarëve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›