Gjendet gomonia e zhdukur

Tre personat e konsideruar te humbur ne det qe nga mesdita e se dieles, jane gjetur ne mes te ujrave territoriale qe ndan Kroacine me Malin e Zi.
Pas dy dite kerkimesh policia arriti t’i identifikoje nga ajri ne kerkimet me helikopter mjetin lundrues te humbur ne det prej 72 oresh dhe policia kufitare malazeze eshte nisur ne drejtim te tyre per t’i rimorkiuar.
Policia gjate nje komunikimi per shtyp mundi te thote paraprakisht se te tre personat jane ne gjendje te mire shendetesore dhe pa probleme per jeten.
Identifikimi i tyre u arrit te behej nga nje helikopter i forcave ushtarake italiane i cili ishte nisur nga Bari.
Te tre peshkataret ndodhen aktualisht per te marre ndihme mjekesore ne nje spital malazez, per shkak te traumatizimit te ardhur si pasoje e qendrimit prej tre ditesh ne det te hapur.