Konsulli i Lombardisë, premton investime për Laçin
Në një vizitë të zhvilluar në qytetin e Laçit, Konsulli i Lombardisë Vicenso Kimiso, ka premtuar investime në spitalin e këtij qytetit i cili aktualisht ndodhet në gjendje të mjerueshme. Kimiso, ka ardhur në Shqipëri pas 10 vitesh.
LAÇ- Konsulli i Lombardisë Vicenso Kimiso, gjatë një vizite pune në qytetin e Laçit i ka premtuar autoriteteve vendore për investime në spitalin e këtij qytetit i cili aktualisht paraqitet në gjendje mjaf problematike. Kimiso shprehu gadishmërinë për ti dhënë një fytyrë të re spitalit të Laçit i cili i shërben të gjithë rrethit, duke premtuar se ndihma për nevojat e këtij spitali do të jenë të menjëhershme. Konsulli i Lombardisë Kimiso , i cili vjen pas 10 vitesh në Shqipëri është pritur nga pushtetarët vendorë të qytetit të Laçit ku është njohur me resurset që mbart dhe për nevojat që ka i gjithe ky qytet. (a.r/news24/balkanweb)