E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i mbytur në një kanal 65-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në fshatin Goricaj të Divjakës.

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës.

Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›