E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje 2025/ Çfarë duhet të dini për qarkun e Dibrës, nga numri i mandateve tek emrat e kandidatëve

Qarku i Dibrës shtrihet në verilindje të Shqipërisë. Ky qark përbëhet nga bashkitë e Dibrës, Bulqizës, Matit dhe Klosit.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2025 në këtë qark u regjistruan 131225 zgjedhës, ku ushtruan të drejtën e votës 69133 ose 52.68% qytetarë. Në zgjedhjet e 11 majit 2025 janë regjistruar 122167 zgjedhës.

Qarku i Dibrës prodhon 5 mandate, ku në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Partia Socialiste mori 2 mandate dhe Partia Demokratike 3 mandate.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.

GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, për herë të parë në këto zgjedhje ushtrojnë të drejtën e votës edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ata do të votojnë nga vendet ku ata jetojnë me anë të postës.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 245935 qytetarë nga diaspora, ku 9,610 ose 3.9% e tyre do të votojnë për Qarkun e Dibrës.

LISTA E KANDIDATËVE

PD (ASHM)-LISTA E MBYLLUR 

  1. Xhelal Mziu
  2. Denisa Vata

PD (ASHM)-LISTA E HAPUR 

  1.  Alketa Agolli
  2. Basir çollaku
  3. Xhemal Gjunkshi
  4. Përparim Spahiu
  5. Ismail Uka

PS-LISTA E MBYLLUR 

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami

PS-LISTA E HAPUR

  1.  Murat Dani
  2. Danjel Gjura
  3. Valentina Haliti
  4. Agron Malaj
  5. Dritan Selishta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›