E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Elbasan

Elbasan- Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Sipas policisë dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Beqir Dardha”, është gjetur pa shenja jete shtetasi 60 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›