Gjendet i pajetë efektivi i Kosovës në Kukës, dyshimet e para të policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Kukës, ku një punonjës i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri pistoletë.
Trupi i pajetë i shtetasit Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, u gjet në varrezat e fshatit Morinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:25.
35-vjeç ishte efektiv i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.
Policia ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit 35-vjeçar, si dhe për të siguruar çdo informacion që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/