E Diel, 1 Nëntor 2026

Video/ Pemë të rrëzuara në rrugë dhe makina të dëmtuara, çfarë la pas stuhia që goditi Sarandën

Stuhia e shoqëruar me erëra të forta dhe reshje shiu, që përfshiu mbrëmjen e djeshme, 21 korrik, qytetin bregdetar të Sarandës, ka lënë pas dëme të shumta materiale.

Pemë të rrëzuara, rrugë të bllokuara dhe trotuare të dëmtuara janë pamjet që ka lënë pas moti i keq. Era e fortë shkaktoi dëme në disa biznese, ndërsa disa automjete u dëmtuan si pasojë e rënies së pemëve. Gjithashtu, çadrat dhe tendat e lokaleve e bizneseve në zona të ndryshme të qytetit nuk i rezistuan forcës së erës, duke u shkulur ose dëmtuar.

Me përmirësimin e motit ditën e sotme, kanë nisur menjëherë ndërhyrjet për pastrimin e zonave të prekura. Ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të Policisë Bashkiake ndodhen në terren, ku po punojnë për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rikthimin e normalitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›