E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë një person në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas kalimtarëve viktima 62 vjeç flinte herë pas herë pranë Pallatit të Sportit.

62-vjeçari, njihet si endecak, ndërsa nga informacionet paraprake nuk raportohet për shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

“Më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30, në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi 62 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›