E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qëlloi me armë në ajër/ Durrës, arrestohet 29-vjeçari, në kërkim kushëriri i tij

Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, teksa kushëriri i tij është shpallur në kërkim, pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta.

29-vjeçari së bashku me kushëririn, goditën me sende të forta një person.

Gjatë konfliktit, ai qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

Policia eskuestroi armën e gjahut, e cila posedohej pa leje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›