E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshimet e para

Është gjetur pa shenja jete një shtetas banor i fshatit Zemblak në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai jetonte vetëm me të birin, dhe dyshohet se vdekja i është shkaktuar për shkak të konsumimit të alkoolit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi do të transportohet në morgun e spitalit të Korçës për kqyrjen mjeko ligjore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›