E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet i plagosur një 27-vjeçar në Zallin e Bulqizës, dyshohet se ishte aksidentuar një ditë më parë

Një 27-vjeçar është gjetur i plagosur brenda automjetit të tij pasditen e të premtes në zallin e Bulqizës, pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë.

I riu u zbulua rastësisht nga disa fëmijë që po laheshin pranë zallit. Pas gjetjes, fëmijët njoftuan menjëherë banorët e zonës, të cilët thirrën ambulancën.

Policia ka identifikuar drejtuesin e një automjeti të përmbysur pranë lumit në rrethrrotullimin e Shupenzës si I.N., 35 vjeç, një person i shpallur në kërkim. Babai i tij kishte raportuar zhdukjen e tij ditën e djeshme.

Menjëherë pas mbërritjes së ndihmës së shpejtë, 27-vjeçari është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në spitalin e Bulqizës.

Rrethanat e plota të aksidentit, si dhe shkaku i vonesës në zbulimin e tij, mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen nga autoritetet.

“Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”, njoftoi policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›