E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i varur 50 vjeçari. Zhdukjen e denoncojnë dy të dashurat

litarNjë 50-vjeçar nga Tirana është gjetur nga policia i varur me litar, 4 ditë pas zhdukjes, në apartamentin ku jetonte prej 2 vitesh në Durrës.

Në rrethana shumë të dyshimta, 50-vjeçari Haxhi Ismailaj, ose Rino di Fiore, me identitet të dyfishtë, me shtetësi shqiptare e nënshtetësi italiane, lindur në Tiranë e banues prej dy vjetësh në plazhin e Durrësit, është gjetur i varur në apartamentin që kishte me qira në lagjen 13 në Durrës.

Burimet policore bënë me dije zyrtarisht, se zhdukjen e tij gjatë katër ditëve e kishin denoncuar dy gra në polici.

Ndërsa në datën 8 qershor, ditën që dyshohet se është kryer akti i vetëflijimit, një tjetër femër e ka denoncuar 50-vjeçarin për plagosje të lehtë.

Policia po heton intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvarje, megjithatë nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›