E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur brenda makinës një 13-vjeçar, policia: Ka ndërruar jetë nga asfiksia

Një 13-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit në garazhdin e një banese në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Babrru ku sipas policisë 13-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›