E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur një burrë te 21 Dhjetori

Tiranë, 1 prill, NOA - Një person është gjetur i vdekur në orët e pasdites së vonë në kryeqytet, konkretisht, në kryqëzimin e 21 dhjetorit por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Lajmi bëhet me dijeni në mënyrë paraprake nga burimet policore, sipas të cilave, ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes së viktimës.

Thuhet se viktima ka marrë diçka në një byrektore dhe më pas ndërsa ishte duke ngrënë, ka rënë përdhe pa ndjenja.

Ende nuk dihet nga se mund ti jetë shkaktuar vdekja, ndërsa ekipi hetimor po vazhdon të hetojë ngjarjen.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›