E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti me armë, arrestohen autorët dhe ata që i ndihmuan

Shkodër, 2 prill, NOA Pas konfliktit me armë të ndodhur dje në lagjen Tre Heronjtë në qytetin e Shkodrës, forcat policore kanë bërë të mundur, kapjen në qytetin e Tiranës si dhe arrestimin në flagrancë të personave të përfshirë gjatë tij.

Konkretisht, ata janë David Lazri, 27 vjeç dhe Xhekson Pusi, 23 vjeç, që të dy banues në qytetin verior.

Ka qenë i ndaluari i parë i cili ka tentuar të qëllojë me armë zjarri të dytin, dhe për këtë, është arrestuar për veprat penale të Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit.

Ndërsa i dyti është ndaluar për veprën penale të Moskallëzimit të krimit dhe Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit, pasi është dokumetuar fakti se ky person ka qenë i përfshirë në ngjarjen në fjalë.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit Edmond Rrotani dhe i 23-vjeçarit Luigj Staka, pasi kanë ndihmuar autorin e krimit David Lazri, të largohej për t`i shpëtuar ndjekjes nga shërbimet policore si dhe të strehohej në Tiranë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›