E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur roja i një kafeteri në Ferizaj

Në mëngjesin e së shtunës, është gjetur i vdekur roja fizike e kafaterisë „Icon-club“, e cila gjendet në ndërtesën e ish-hotelit Lyboten, tashmë të privatizuar, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” , në qytetin e Ferizajt. I vdekuri është Sylejman Haliti (52) nga fshati Dremjak . Policia në Ferizaj nëpërmjet zëdhënësit rajonal, Agim Gashi ka konfirmuar rastin. „Dje, rreth orës 7:00 të mëngjesit policia ka gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull, i cili ishte punëtor sigurimi në një objekt. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar, kurse pas konsultimit me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë ligjore për obduksion“, ka bërë të ditur Gashi, të dielën.

Mirëpo nga burime të tjera, të mbështetura në të dhënat familjare, mësohet se i ndjeri Haliti para dy muajve kishte pësuar një sulm në zemër dhe se tash për tash besohet që vdekja e tij të jetë natyrale, pas një përsëritje fatale të sulmit dhe se nuk ka ndonjë dyshim për vdekjen e tij. „Ne duhet të presim të dhënat e raportit të obduksionit për ta mbyllur rastin, andaj deri atëherë ajo trajtohet si vdekje e dyshimtë“, ka sqaruar zëdhënësi Gashi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›