E Diel, 1 Nëntor 2026

Anti-shqiptari Bollano në Kuvend, Dule në qeveri

Vasil Bollano ish-kreu i bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetari i shoqatës OMONIA pritet të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Formatimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri Edi Rama dhe përfshirja në qeveri e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, do të krijojnë kushtet që Bollano të hyjë në Kuvend si deputet i kësaj partie.

Një hapësirë e tillë për Bollanon në Kuvend krijohet për shkak se marrëveshja bashkëqeverisëse përfshin dhe ndarjen e mandatit të deputetit me atë të ministrit dhe për këtë shkak Dule, do të lërë mandatin e deputetit, duke hapur vendin për Bollanon, i cili në listën shumemërore rajonale të qarkut të Vlorës gjendet i dyti pas kreut të PBDNJ.

Burimet brenda mazhorancës së majtë thonë se duke qënë se në marrëveshjen tip mes partive politike të firmosura nga të gjitha subjektet e majta është përcaktuar qartë se nëse një parti merr një mandat deputeti atëherë ajo është pjesë e qeverisjes me një post ministri.

Në këtë rast PBDNJ nuk ka një mandat deputeti, por dy, një të marrë nga gara më 23 qershor në listën e partisë në qarkun e Vlorës nga vetë kreu i saj Vangjel Dule dhe një mandat të marrë nga listat e qarkut të Vlorës por e PS, nga Adrea Marto. Në këtë mënyrë, Shqiptarja.com shkruan se, Dule pritet të marrë postin e Ministrit të Punës dhe emigracionit, një ministri që gjithnjë ka qënë në dorën e përfaqësuesve të minoritetit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›