E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet koka e te masakruarit

Gjendet koka e 63 vjeçarit të masakruar një ditë më parë në anë të lumit Osum, buzë greminës në aksin rrugor Berat-Dorbonik. Sipas policisë koka u gjet pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i Hasan Maskës dhe është dërguar në morgun e spitalit të Beratit  për tu marrë më pas nga familjarët e viktimës. Ndërsa vijojnë shoqërimet nga uniformat blu të personave që kishin dijeni për levizjet e viktimës dhe problemeve që ai mund të ketë patur. Viktima është gjetur i  prerë  me thikë dhe sopatë në pjesën e barkut në dy pjesë dhe i mbeshtjellë me plastamas nga disa kalimtarë të rastit të cilët edhe bënë njoftimin në polici. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Sipas policisë djali i tij Qani Maska me 31 gusht ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 52 vjeçares Ervehe Dervishllari, e cila humbi jetën në spital. Për këtë ngjarje 29 vjecari u denua vetëm para disa ditësh nga Gjykata e Beratit me 3 muaj burg. I moshuari u gjet e masakruar dhe e hedhur pikërisht në vendin ku ka ndodhur edhe aksidenti rrugor. Ekspertët e antikrimit po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›