E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi tatimor dhe fiskal

Nëse do të përfitosh sherbime duhet të paguash taksa. Këtë mendim kanë tregtarët në rrugën “Ferit Xhajko” në Tirane te cilet i thane perfaqesueve te Bashkise se Tiranes se argumenti per te zeruar taksen per biznesin e vogel per ta eshte i pamundur . Këto biznese ndjejne se taksat jane ulur. Reformimi i  sistemit tatimor dhe fiskal ka bere qe gjate vitit te fundit ne Tirane te hapen rreth rreth 5200 biznese te reja.   Bashkia e Tiranes vitin e fundit  ka hequr dhe reduktuar 60 taksa dhe tarifa qe deri me pare bizensi i vogel duhet t’ja paguante pushtetit vendor.
“Ky sistem që ne kemi ngritur, besoj nga vërtetimet e sotme, tregon edhe njëherë për efikasitetin që kanë strukturat tona të tatimeve. Sigurisht që ne jemi këtu për të diskutuar se si mund të përmirësojmë shërbimet tona, si mundet që bashkia të ofrojë shërbimet e sajë nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe biznesi të vlerësohet dhe të paguajë atë taksë që i takon. Gjatë vitit të fundit ne eliminuam 60 taksa dhe tarifa dhe është premtimi jonë dhe njëkohësisht i Kryetarit Basha për ta përmirësuar akoma klimën e të bërit biznes në qytetin e Tiranës. Këto politika fiskale bënë të mundur që vitin e fundit të hapeshin 5200 biznese të reja, por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi të hapur për përmirësime. Unë falënderoj bizneset në këtë zonë, që u treguan të hapur për të bashkëpunuar me ne, por njëkohësisht dhe strukturat e tatimeve, që siç e vutë re kanë një sjellje korrekte me bizneset dhe janë në ndihmë dhe në shërbim të tyre”, u shpreh nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, gjatë bisedës me tregtare. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›