Gjendet në valixhe afgani 15 vjecar, arrestohet një grek
BARI-Një djalosh afgan 15 vjecar është gjetur brenda një valixheje në Portin e Barit, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas grek. Policia italiane u surpriza kur brenda një valixheje në një automjet gjeti një djalosh 15 vjecar nga Afganistani. Se bashku me 15 vjecarin u gjet edhe vëllai i tij, një 17 vjecar në automjetin e shtetasit grek Alexandros Lepesiotis që po hynte ne Itali nëpërmjet Portit të Barit. Shtetasit grek iu vunë prangat pasi akuzohet se ka favorizuar emigracionin klandestin. Shtetasit grek iu sekuestrua edhe makina e tij tip, Peugeot 207, pak pasi zbriti nga trageti “Sea Trade”. Ka qënë një kontroll rutinë që policët kryen në automjet gjetën më të voglin e vellerzërve në valixhe në bagazhin e makinës, kurse vellain 17 vjecar poshtë sendiles së makinës të mbuluar me një batanije. Vellezerit afganë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse kanë qëndruar në ato pozicione përgjatë gjithë udhëtimit në det. Për të arritur Italinë, më i vogli i vëllezerve, ai i valixhes pohoi se kanë paguar që në Greqi 2.600 euro. Djemtë që nuk ishin të pajisur me dokumenta iu besuan një azili për emigrantë në qytetin e Barit që quhet departamenti i Welfare. Policia italiane ka nisur hetimet për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në favorizimin e emigracionit klandestin. (d.b/BalkanWeb)