E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një i varur para QSUT

Tiranë, 13 mars, NOA Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person është gjendur i vetëvarur në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet e policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, ende nuk bëhet me dijeni identiteti i viktimës.

Ndërkaq, grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe po kryen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet që e kanë detyruar këtë person të vetëvaret, dhe pikërisht në oborrin e QSUT-së.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë spitalit Infektiv dhe se viktima është një mashkull i cili është vetëvarur në një pemë.

Kanë qenë disa kalimtarë që njoftuan se gjetën një njeri të varur, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›