E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton ta vras me sopat, arrestohet

Leskovik, 13 mars, NOA Një 26 vjeçar nga Leksoviku në qarkun e Korçës ka tentuar të vrasë me sopat një 54 vjeçar për arsye të dobëta. Lajmi konfirmohet nga policia e Korçës dhe sqarohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Podë të komunës Leskovik.

Personi i arrestuar quhet Klement Veis dhe ndalimi i tij është bërë për arsye se në 12 mars në fshatin Podë të qytetit të Ersekës pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të godasë në kokë me një sopatë të vogël shtetasin S.P.

Personi i sulmuar është mbrojtur dhe 26 vjeçari e goditur në krah.

Po ngjarja nuk ka përfunduar me kaq, policia sqaron se më pas shtetasi S.P është goditur me thike nga Klement Veis,

Viktima tashmë ndodhet i shtruar në spitalin civil të Ersekës dhe është jashtë rrezikut për jetën

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›