E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një sy gjigand në brigjet e Florida-s (FOTO)

Në brigjet e Florida-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zbuluar një sy. Dikush e ka hedhur atë. Se kush, nuk dihet.

Syri ka një përmasë gjigande, diku mes një topi tenisi dhe një topi hendbolli.

Një kalimtar e ka gjetur syrin dhe e ka dërguar në polici.

Ndërkohë syri është dërguar në Institutin për Peshqit dhe Jetën e Egër. Aty ai është ngrirë, në mënyrë që shkencëtarët të kryejnë studime për të.

Deri më tani supozohet se ai mund të jetë syri i një kallamari gjigand. Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë balenë, peshkaqen, peshk shpatë ose edhe peshk ton.

Gino Covacci, personi që e gjeti, tha se ai ishte i freskët dhe kishte akoma gjak kur e futi në një qese për ta dërguar në polici.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›