Ja se si kam ndryshuar pasi hoqa dorë nga qebapi (FOTO)
Ish- fituesja e Big Brother në Britaninë e Madhe, Josie Gibson, i ka lënë pa fjalë të gjithë kur është shfaqur dje në Londër me një pamje krejt ndryshe.
Ajo ishte zotuar se do të dobësohej, pasi ishte tmerruar kur kishte parë disa foto të saj me bikini.
Josie, e deklaruar si e varur pas qebapit, hoqi dorë nga ai dhe pija dhe tani thotë se ka humbur plot 12 kilogram.
Ndryshimi është i qartë: ajo duket një tjetër njeri.







