Gjendet një tjetër varrezë masive në Bosnje
BOSNJE- Zbulohet një tjetër varrezë masive në Bosnje. Varreza u përket myslimanëve boshnjak të vrarë gjatë genocidit të kryer në Srebrenicë në vitin 1995.
Varreza masive u gjend në fshatin Kamenicë, rreth 50 kilometra në veri të Srebrenicës.
Kjo është varreza e 12-të me radhë masive që zbulohet në Bosnjë.
Trupat e mbi dy mijë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë janë gjetur gjatë zhvarrosjes së dy varrezave tjera masive në Kamenicë. (a.r/maxfax/balkanweb)