SHBA mirëpret kthimin e ambasadorit serb
BEOGRAD- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë serbe për rikthimin e ambasadorit Ivan Vujaçiç në Uashington, duke vlerësuar se kjo paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
"Presim vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me ambasadorin Vujaçiç dhe shpresojmë në zhvillimin e marrëdhënieve të afërta të popujve të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara", bën të ditur ambasada amerikane në Beograd. Serbia ka tërhequr ambasadorët nga shtetet, që pranuan pavarësinë e Kosovës.
Por, në fillim të këtij muaji, Serbia vendosi që t'i kthejë sërish ambasadorët në vendet përkatëse. (a.r/balkanweb)