E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet një trup i pajetë në Fier

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë soitalit “ Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjec.

Kanë qënë banorët e rastit që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë  policinë.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët  kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›