E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE/ Dy të plagosur në Vlorë, identifikohet njëri prej tyre! Një automjet gjendet i djegur në autostradë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu i plagosuri i dytë. Ai është plagosur rastesisht,ka qenë tregtar i fruta perimeve aty pranë.

Personi i plagosur është 35 vjec nga Roskoveci dhe punonte prej vitesh në Vlorë. Pas krimit autorët kanë djegur makinën në autostradën Vlorë-Fier.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat materiale. Nuk dihen ende detaje në lidhje me atentatin por në vendngjarje janë gjetur një sërë gëzhojash. Ndërkohë që dhe një makinë ka gjurmë plumbash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›