E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet pas orësh kërkimesh trupi i pajetë i 68-vjeçarit që u mbyt në lumin Mat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte (1 gusht) në afërsi të Urës me Harqe, në lumin Mat, ku një peshkatar 68-vjeçar është gjetur i mbytur.

Viktima është Ded Q., banues në Rubik. Ai kishte dalë për peshkim së bashku me një mikun e tij, kur rreth orës 13:40 është futur në ujë për të hedhur rrjetat dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Shoku i tij njoftoi policinë, e cila bashkë me njësinë e palombarëve të RENEA-s shkoi në vendngjarje dhe nisi kërkimet në ujë. Pas disa orësh operacion, palombarët bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga lumi të trupit të pajetë të të moshuarit.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›