Gjendet trupi i pajete i nje 3-vjecari mendohet ta kete vrare e ema
Savona Itali 8 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Trupi i nje femije ne moshe ende te mitur u gjet gjate rruges se San Bartolomeo ne pyllin qe rrethon Savonen.
Sipas zv. Kuestores Rosalba Garello vogelushimund te kete qene viktime e mamase se tij e cila me pas ka tentuar te vetevritej.
Ne vendngjarje mberriten menjehere agjentet e skuadres se policise te cilet po hetojne mbi vdekjen e femijes.
Trupi i pajete i te voglit ishte mbeshtjelle dhe me pas ishte braktisur ne rrugen qe lidh Santuario me Naso di Gatto prane nje restoranti.
Femija 3 vjec dhe mamaja e tij nuk jane identifikuar ende nga autoritetet. Megjithate per momentin gruaja se bashku me bashkeshortin e saj jane ndaluar nga agjentet dhe do ti nenshtrohen nje pyetesori.
Sipas nje rindertimi te ngjarjes e ema fillimisht e ka mbytur djalin dhe me pas ka hipur ne bordin e makines dhe eshte hedhur ne humnere.
Skene e ngjarjes jane pyjet e San Bartolomeo mes Cimavalle dhe Naso di Gatto. Hipoteza e pare eshte trauma e pas-lindjes dhe kjo pasi gruaja kishte vetem dhjete dite qe kishte lindur nje femije tjeter.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31881-gjendet-trupi-i-pajete-i-nje-3-vjecari-mendohet-ta-kete-vrare-e-ematitleGjendet trupi i pajete i nje 3-vjecari mendohet ta kete vrare e ematheme blue nickagjencianoa