Raport shokues ne SHBA Miliarda dollare u jane dhene talebaneve

Uashington 8 tetor NOA - Komiteti i Mbrojtjes ne Uashington publikoi dje nje raport shok i cili citon faktin se si fondet e akorduara nga SHBA me miliarda dollare per agjencite e sigurise shpesh perfundojne te rebelet talebane.
Konkretisht raporti citon sesi fondet amerikane qe perdoren per te paguar sigurine private ne Afganistan kane perfunduar ne duart e kryengritesve talebane duke nxitur korrupsionin e perhapur ne vend te Azise.
Sipas raportit qeveria e SHBA do te jete ne gjendje per te verifikuar punesimin e kontraktuesve private qe punojne per autoritetet e saj ne Afganistan edhe pse ata kishin nenshkruar kontrata me vlere disa miliarde dollare mungesa e kontrollit gje qe ka cuar ne rezultate katastrofale.
Varesia jone nga
kompanite private te sigurise ne Afganistan eshte shume shpesh ne dobi te
kryekomandanteve lokale dhe agjenteve qe veprojne jashte kontrollit te
qeverise e kunder interesave te Koalicionit Nderkombetar tha Karl Levin
kryetari i komisionit. Duke shtuar
se kjo situate rrezikon sigurine e trupave te aleateve ne Afganistan dhe
rrezikon suksesin e misionit te tyre atje.
Komisioni i cili studioi me shume se 125 kontrata te
sigurise te miratuara nga Pentagoni ne mes te periudhes se viteve 2007-2009 gjeti
defekte sistematike madje edhe ne kontrollin nga kompani te sigurimit te
cilesise se trajnimit te marre nga ana e personelit te tyre te armatosur.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31888-raport-shok-ne-shba-miliarda-dollare-u-jane-dhene-talebanevetitleRaport shokues ne SHBA Miliarda dollare u jane dhene talebanevetheme blue nickagjencianoa