E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e artit bashkëkohor në Shqipëri, në qendër të një konference

Ditën e premte do të zhvillohet konferenca me temë Gjendja e artit bashkëkohor në Shqipëri: zhvillimet e ardhshme. Kjo konferencë do të zhvillohet në kuadrin e mbylljes të ekspozitës të përvitshme Onufri dhe do të shërbejë për të bërë një reflektim, një analizë dhe vetë-kritikë për gjendjen e artit bashkëkohor në Shqipëri, në mënyrë që të thellohet debati në lidhje me këtë çështje. Në panelin e pjesëmarrësve do të marrin pjesë, përfaqësues

të institucioneve kulturore, kuratorë arti, artiste, ekonomistë, menaxherë, kritikë, filozofë. Argumentet që do të trajtohen: 1. Ekspozita Onufri: Historia dhe momentet kyçe: Roli i kuratorit. 2. Kush e vlerëson artin bashkëkohor në Shqipëri dhe për çfarë qëllimesh: Artisti dhe shoqëria (diskutime). 3 Arti Shqiptar në panoramën artistike Europiane.4. Prodhimi dhe promovimi i artit bashkëkohor si faktor zhvillimi territorial. 5. Sponsorizimet: Financimet alternative. Kjo nismë do të ndërmerret nga ArtKontakt,  e cila është e njohur në aktivitet, që ajo zhvillon në fushën e artit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›