E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e jashtëzakonshme, Berisha: Është njoftuar dhe NATO

Bushati i eshte shtuar zonave te rrezikuara nga permbytjet dhe per kete kryeministri Sali Berisha i beri thirrje dhe banoreve te kesaj zone qe se bashku me ata te Dajcit dhe Anes se Malit te evakuohen sa me pare. Berisha deklaroi se jemi ne buze te gjendjes se jashtezakonshme, ndersa beri te ditur se per situaten eshte njoftuar dhe NATO. Nderkohe Italia ka sjelle ekspertin per digat, ndersa Kosova dhe Maqedonia jane te gatshme per ndihme.

"Te gjithe qytetareve te komunave, Dajc, Ana e Malit, dhe Bushat te
evakuuohen. Naten qe kaloi prurjet ne Fierze jane mbidyfishuar, kane
arritur ne 1800 m3/s. Nje nga arsyet se pse komiteti nderministerial i
emergjences u mblodh ne Shkoder ishte pikerisht kjo, une pres vleresimin
e tyre dhe eshte Keshilli i Ministrave ai qe vendos. Une nuk
perjashtoj, ka mundesi dhe qe sot, do te varet, sepse ne kompetencen e
ketij komiteti nje nga pikat ne ligj te tij eshte edhe vleresimi i tij
per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme", tha Berisha.

Shefi i qeverise deklaroi se persa i perket pergjegjesive njerezore jane
respektuar te gjitha procedurat e parashikuara nga rregulloret e digave
dhe se situata e krijuar ka te beje vetem me motin. "Koorporata ka
zbatuar me perpikmeri ate qe shkruhet ne nenet e rregullores, te gjitha
te tjerat jane mashtrime amorale, te atyre qe mendojne se mund te
nxjerrin perfitime duke mashtruar qytetaret", deklaroi ai.

Gjate pasdites kryeministri Berisha mblodhi qeverine per zhvillimet me
te fundit ne zonat e permbytura. Ai i beri thirrje qytetareve qe te
kontribuojne ne ndihme te banoreve, ndersa beri publike nje llogari
bankare per kete qellim, ne te cilen eshte vendosur ne fillim nje rroge e
kryeministrit.  "Une ftoj komitetin te hape nje numer llogarie ne te
cilen te vendose dhe nje rroge te kryeminsitrit si kontribut modest per
keto zona", tha ai.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›