Tirane, rrezohen sot 2 katet e pallatit 12 katesh prone e Ilir Mates
TIRANE- Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit prishi dy katet e para të pallatit 12 katësh, pronë e Ilir Matës, që ndodhet në qendër të Tiranës. Sipas Minsitrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit pallati ishte ndërtuar mbi rrugë dhe kishte penguar lëvizjen e qytetarëve të asaj zone. Sipas kësaj ministrie pronari Ilir Mata duhej të kishter lënë lënë të hapur një tunel për kalimin e qytetarëve, dhe ky projekt nuk ishte zbatuar. Automjetet e rënda të Inspektoriatit të Lartë të Ndërtimit me ndihmë dhe të policisë së Trianës i janë drejtuar pallatit rreth ores 06.30 minuta dhe kanë filluar shembjen e 2 kateve të para, në pjesen e pasme të ndërtesës. Pas prishjes, automjetet janë larguar duke lënë të pahequra mbetjet inerte. Inspektoriati i lartë i Ndërtimit nisi prishjen e pallatit më 7 dhjetor 2009. Në këtë ditë u prish fasada e 3 kateve të para. Aksioni u pezullua pas polemikave mes kampeve politike. Deputetet e majtë e konsideruan aksionin si sulm te kryemsinistrit ndaj opozitës, nga ana tjetër u deklarua se në të gjitha rastet ku konstatohen abuzime do të ndërhyhet për prishjen e objekteve.Më 7 dhjetor Ilir Mata dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndërprerjen e aksionit të inspektoriatit të lartë të ndërtimit. Më 28 dhjetor Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS, Dashamir Peza, duke i hapur rrugë prishjes së pallatit. Gjyqtarja Arjana Caco, e cila ka shqyrtoi dosjen e konsideroi të pabazuar në ligj kërkesën e kreut të shoqërisë së ndërtimit TTA-ALBA-LAM shpk.(s.g/BalkanWeb)