Gjendja shendetesore e studenteve te plagosurave

Dy studentet e plagosura në aksidentin tragjik te Himarës që po kurohen në Austri, vazhdojnë të jenë në gjendje kome. Pas kontakteve me kolegët në spitalet austriake mjeku i Spitalit Ushtarak, Luan Nikollari thotë se Eriselda Gubere mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në kollonë, ndërsa Florije Peci një tentative zgjimi me qëllim shkëputjen nga koma.
Për 10 studentet që po trajtohen në Spitalin Ushtarak, mjeku Nikollari thotë se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ato nuk do të kenë probleme invaliditeti. Ndërkohë që dy vajzat që ndodhen në Spitalin Amerikan pritet që ditën e hënë të lënë spitalin.