E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e jashtëzakonshme në Jemen

Pas tejkalimit të dhunës në Jemen, Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Gjatë një sulmi ndaj kundërshtarëve të qeverisë në kryeqytetin Sanaa janë vrarë rreth 50 persona dhe janë plagosur rreth 270 të tjerë.

Forcat policore dhe përkrahësit e presidentit Ali Abdallah Saleh qëlluan nga çatitë mbi demonstruesit e mbledhur në sheshin para universitetit.

Gazetarët e huaj nuk lejohen të futen në Jemen. Opozita jemenase kërkon prej javësh dorëheqjen e presidentit që është në pushtet prej 30 vitesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›