E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeneralet e Gerdecit ende ne detyre

Behet fjale per gjenerale dhe zyrtare te larte Min istrise se Mbrojtjes te cilet kane rezultuar sipas prokurorise shqiptare si te implikuar haptaz ne krijimin antiligjor te punishtes per demontimin e armeve ne periferi te Tiranes e cila sic rezultoi u krijua vetem per qellime perfitimi nga klane te erreta.

ENDE NEuml DETYREuml
Ishte pikerisht nje pjese e mire e kastes drejtuese te ushtrise dhe Ministrise se Mbrojtjes nga shefa te thjeshte e deri te gjeneralet superiore nga punonjes e deri te Ministri i Mbrojtjes qe per gati dy vjet rresht ishin perfshire ne nje skeme antiligjore e madje kriminale ne krijimin e favorizimin e nje biznesi qe u finalizua me vdekjen e 26 njerezve te pafajshem plagosjen e qindra te tjereve dhe deme materiale qe shkojne ne shifra qindra milioneshe.

Prokuroria ne 535 faqe pretence u tregua e pameshirshme ndaj ketij rrjeti ushtarakesh dhe zyrtaresh te Ministrise se Mbrojtjes te cilet me urdhera te jashteligjshem i sherbenin biznesit te Mihal Delijorgjit i cili arrinte edhe i urdheronte nga celulari i tij. Per te gjithe keta ushtarak te larte dhe zyrtare akuza ka kerkuar 66 vite burg nderkohe qe 14 prej tyre jane ende ne pune.

Kane qene 2 vjet nen hetim jane ne pritje te vendimit te gjykates per vepra te renda abuzive qe kane kryer me detyren jane ne kundershtin me cdo parim te NATO ku jane pjesetar me akses te plote. Por shumica e tyre jane ende ne detyre madje ne poste te larta.

KU JANEuml
Keshtu Gjeneral Brigade Agim Lala Komandanti i Doktrines dhe Stervitjes i cili aktualisht eshte edhe Zevendes Shef i Shtabit te Pergjithshem sipas kerkeses se prokuroria rrezikon te denohet 4 vite burg si bashkepunetor ne krijimin e fabrikes se Gerdecit. Gjithashtu Zija Bahja ish-komandant i Komandes Mbeshtetese ne kohen e organizimit kriminal te punishtes ne fjale autor i disa urdherave te jashteligjshem aktualisht punon ne Akademine e Mbrojtjes edhe pse rrezikon te denohet me 6 vite burg. Adriatik Mema ish Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes emri i te cilit del gati ne cdo faqe te preteces se akuzes eshte shperblyer me studime jashte shtetit nga ministria.

Shkelzen Madani ish drejtor i Drejtorise se Menaxhimit edhe pse nen hetim punoi ne funksione te tjera deri ne 2009 dhe ashtu si shoket ne kete afere do te ishte ende ne detyre nese nuk do te ishte denuar per nje veper tjeter penale korrupsion pasiv dhe falsifikim te dokumenteve per parregullsite e konstatuara per lendet plasese qe u perdoren nga shoqerite operuese ne ndertimin e autostrades Durres-Kukes- Morine. Edhe Rezart Tershana i pandehur VIP per ceshtjen Gerdeci aktualisht vazhdon te mbaje nje detyre VIP ne ministri ate te Drejtorit Juridik. Agim Babameto i cili rrezikon denimin me 4 vjet dhe 6 muaj burg aktualisht eshte pergjegjes sektori ne Ministrine e Mbrojtjes.

Prokuroria i kerkon gjykates per ate 4 vite e 6 muaj burg
per tragjedine. Ne detyre jane edhe Denis Hajdari jurist tek Prokurimet Jorgo Mino specialist ne Ministrine e Mbrojtjes Fiqiret Mato specialist ne Ministrine e Mbrojtjes Besnik Dauti punonjes ne Ministrine e Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›