Gjenerali amerikan Timothy Orr viziton Kosovën

Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare të shtetit të Iovas, të SHBA-ve, do të vizitojë sot Prishtinën ku do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas një deklarate të FSK-së, delegacionin e udhëheq gjeneralmajor Timothy Orr, të cilin do ta presë ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, si dhe komandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneralmajor Rrahman Rama.
Ndërkohë FSK-ja, kohë më parë, ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit shtetëror me Gardën Kombëtare të Iovas.