E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida emëron lider të përkohshëm

Al Kaida raportohet se ka emëruar militantin e Egjiptit Saif al-Adel si lider të përkohshëm.

Grupi mbeti pa lider që kur themeluesi i tij, Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan, më 2 maj.

Ish koloneli i forcave speciale të Egjiptit, al-Adel, i njohur edhe si Muhamed Ibrahim Makaui, ka luftuar në Afganistan në vitet 80.

Më 2001 ai udhëtoi në Iran, ku rpaortohet se kaloi nëntë vjet në arrest shtëpiak, para se të udhëtonte në Pakistan në vitin e kaluar, për t`iu bashkuar operacioneve të Al Kaidës atje.

Al-Adel është paditur nga SHBA në dyshimet për rolin që kishte në sulmet e vitit 1998 mbi ambasadat amerikane në Afrikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›