Gjenevë, Milloshoski në Këshillin e OKB-së
Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski do të marrë pjesë sot në sesionin e 16-të të Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB-së që po mbahet në Gjenevë.
Ministri Milloshoski do të mabjë një fjalim në kuadër të këtij sesioni, ndërsa gjatë pranisë së tij do të promovojë edhe kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në këtë Këshill për periudhën 2013-2016, gjatë zgjedhjeve që do të mbahen në Asamblenë e Përgjithshme të 68-të të OKB-së në vitin 2013.
Ai do të afirmojë politikën vendore në aspektin e të drejtave të njeriut dhe ndërmarrjen e masave për sigurimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në gjenevë, janë parashikuar edhe takime dy palëshe të shefit të diplomacisë maqedoanse.