E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato: Ishte një fitore e madhe

Alexandre Pato ka deklaruar se fitorja ndaj Napolit ishte një hap i madh drejt titullit, por shton se ata nuk mund të mendojnë se Scudetto tashmë është në duart e tyre.

Braziliani e pa veten në listën e golashënuesve së bashku me Zlatan Ibrahimovic dhe Kevin-Prince Boateng në fitoren e mbrëmshme prej 3-0 të Milanit në San Siro.

“Ne ishim në gjendje të shënojmë një fitore të madhe dhe jemi shumë të lumtur”.

“A ishin tre pikë që vulosin Scudetton? Ka ende shumë për t`u luajtur dhe rruga është ende e gjatë. Tani ne duhet të mendojmë për Juventusin. Ne jemi një ekip i bashkuar”, ka thënë Pato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›