E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji, mijëra persona mbështesin opozitën

Mijëra persona janë mbledhur sot në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, për të mbështetur politikanin Bidzina Ivanishvili dhe koalicionin e tij Ëndërra Gjeorgjiane, para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të hënën.

Duke folur para masës së tubuar, Ivanishvili tha se qeveria aktuale e Gjeorgjisë e ka “çuar vendin në rrugë pa krye nën pretekstin e demokracisë dhe kujdesit”.

Ivanishvili pretendoi se qeveria, jo vetëm që ka dështuar t`i realizoj premtimet për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi, por “ato i ka shumëfishuar”.

Tubimi opozitar u bë pas atij të Lëvizjes Kombëtare për Unitet, që e udhëheq qeverinë në Gjeorgji, në të cilin morën pjesë afro 70 mijë njerëz.

Agjencitë e lajmeve DPA dhe Itar-Tass vlerësojnë se në tubimin e sotëm ishin afro 200 mijë vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›