E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, protesta kundër filmit anti-mysliman

Mijëra persona kanë protestuar sot në qytetin Karaçi në Pakistan kundër filmit të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet anti-islamik.

Gjatë marshimit të tyre, disa protestues shkelnin flamurin amerikan.

Një zyrtar i lartë i policisë në Karaçi tha se në protestë kanë marrë pjesë të paktën 15 mijë persona, ndërsa organizatorët pretendonin se në protestë kanë marrë pjesë "miliona njerëz".

Filmi "Pafajësia e myslimanëve" ka shkaktuar pakënaqësi dhe shpeshherë demonstrata të dhunshme në gjithë botën.

Të premten, në Pakistan u vranë të paktën 21 persona dhe u plagësn 229 të tjerë, kryesisht nga përleshjet me policinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›