E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji rrahu ushtaret arrestohet ish-ministri

Autoritetet gjeorgjiane arrestuan një ish-ministër, i cili u largua nga pushteti vetëm një muaj më parë, me rotacionin që sollën zgjedhjet politike.

Bacho Akhalaia, ish-ministri i brendshëm dhe i mbrojtjes, një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit Mikheil Saakashvili, përballet me akuzën e agresionit.

Dy ish-funksionarë të tjerë u arrestuan, përfshi ish-kryekomandantin e forcave të armatosura.

Nga ana e tij, Akhalaia hodhi poshtë akuzat, duke e akuzuar qeverinë e re për “një gjueti shtrigash”, e duke fajësuar për motivimet politike që sollën në arrestimin përkatës.

Ish-ministri akuzohet se abuzoi fizikisht dhe verbalisht gjashtë ushtarë, kur ishte ministër i mbrojtjes në tetor 2011.

Në rast se procesi do të vazhdojë dhe Akhaila do të shpallet fajtor, Akhalaia mund të dënohet deri në tetë vjet heqje lirie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›