E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina pergatitet per ndryshimin e pushtetit

Në Kinë janë duke u realizuar përgatitjet e fundit, përpara kongresit të partisë komuniste, që do të sjellë rotacionin e udhëheqësve të vendit.

Mbi dy mijë delegatë kanë mbërritur në kryeqytetin Pekin, për të përfaqësues të gjithë krahinat e mundshme kineze në tranzicionin politik që ndodh vetëm një herë në dekadë.

Masat e sigurisë janë më të forta se kurrë, ndërsa një perimetër sigurie pranë të cilit kalimi është kufizuar është vendosur në kryeqytet.

Kongresi, punimet e të cilit nisin të enjten, do të hapet me fjalën e Presidentit Hu Jintao, i cili do të flasë për arritjet e realizuara gjatë mandatit të tij dhe objektivat e ardhshëm të vendit.

Zëdhënësi i Partisë Komuniste Kineze, Cai Mingzhaoi, deklaroi: “Ky kongres do të ketë një rëndësi thelbësore, pasi Kina është në një fazë vendimtare të ndërtimit të një shoqërie moderne, të begatë dhe të hapur. Ky kongres do të përshpejtojë procesin e transformimit dhe do t’i japë një impuls të ri rritjes sonë ekonomike”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›