E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia liberalizon vizat per qytetaret e Shqiperise

Gjeorgjia ka vendosur regjim te lire te vizave per Shqiperine Serbine Malin e Zi Bosnje Hercegovinen dhe Irakun. Zyrtar te qeverise se Gjeorgjise kane bere te ditur se shtetasit e ketyre vendeve do jene te lire te qendrojne deri ne 360 dite.

Ky hap eshte ndermarr per te krijuar lehtesira per investitoret e huaj dhe zhvillimin e turizmit.

Me heret Gjeorgjia liberalizoi regjimin e vizave per qytetaret e SHBA-se dhe vendeve te Bashkimit Evropian.

Marreveshja eshte miratuar ne takimin e qeverise gjate dites s djeshme dhe pritet te kaloje per miratim ne Parlament.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›